Pushime ne Lefkada Parga Preveza

+355 4 2 420 892

Pushime ne Lefkada Parga Preveza

Pushime ne Lefkada Parga Preveza me transport. Nisje ne 17 Maj, 3 dite - Cmimi €95/personi
Per person 95

Programi

Datat e tjera te nisjeve:
► 24, 31 Maj

PROGARMI:

Dita 1:
Nisja nga Tirana te Shtunen ne oren 05:00. Ndalesa të shkurtra rrugës.  Mberritja ne Parga. Vizitë në qytetin e Pargës.  Më pas vazhdojmë udhëtimin drejt qytetit te Prevezës. Vizitë në qytetin e Prevezës. Mberrijme ne Lefkada. Akomodimi ne Hotel Ionion Star 4* ne qender te qytetit. Darka ne Hotel. Mbremje e lire per te shetitur ne qytetin e Lefkades.

Dita 2:

Mëngjesi në hotel. Pas mengjesit nisemi për në fshatin turistik Nidri ku na pret anija për te vizituar bregdetet me famë boterore të Lefkades. Ky udhetim zgjat rreth 8 ore, kushton 20€ dhe vizitohen:

  • Meganisi
  • Shpella Papanikoli
  • Spartohori
  • Scorpions
  • Maduri
  • Porto Kaciki
  • Kefalonia – kohe e lire per dreke (rreth 1.5 ore)

Darka ne hotel. Mbremje e lire.

Dita 3:
Mëngjesi në hotel. Me pas nisemi per ne Janine, aty do te kemi mundesi per te bere nje vizite ne shetitoren buze liqenit dhe ne kalane e Janises. Konsumimi i drekes ne Janine ne menyre individuale. Kthimi ne Tirane nga dogana e Kakavise. Mberritja ne Tirane ne darke.


Përfshihen

Në cmim përfshihet

  • Transporti me autobus komod.
  • Akomodimi në hotel Ionion Star 4*
  • Mëngjesi dhe darka
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit.

Nuk Përfshihen

Në cmim nuk përfshihet:

  • Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
  • Shëtitja me anije, opsionale €20.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.
  • Siguracioni jetës në udhetim (i këshillushëm).
  • Taksa e qytetit qe eshte e vlefshme qe ne Janar te 2018, 1.5 euro per dhome ne hotel me 3*, 2 euro per dhome ne hotel me 4* dhe 4 euro per dhome ne hotel me 5*.

Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur.
  • Personi ne dhome teke paguan 135 euro.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

RUAJ OFERTËN..


Transport

Transporti me autobus me nisje nga Tirana / k / Nisje ne 17 Maj, 3 ditë - Cmimi 95 Euro per person.