Kroçiere ne Barcelone 6 Dite

+355 4 2 420 892

Kroçiere ne Barcelone 6 Dite

Krociere ne Barcelone 6 Dite. Nisje ne 2 Maj - Cmimi fillon nga 469 Euro per person.
Fillon nga: 469

Programi

PROGRAMI:

Dita e Parë: Nisja në orën 03:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobuz në territorin Kroat. Ndalesë e shkurtër në Split për 2 orë, ku do të vizitohen monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhetimit për në Cosina, Sllovenia. Mbërritja në Cosina. Sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Gjenova. Udhëtimi zgjat rreth 6 orë pa ndalesa. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja Gjenova. Vizitë e shkurtër në Gjenova. Transferimi në Portin e Genovës. Imbarkimi në Kroçieren MSC Magnifica. Nisja në orën 17.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Marsejë në orën 08.00. Shëtitje opsionale në Marsejë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Barcelonë në orën 07.00. Shëtitje opsionale në Barcelonë. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 13.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Mbrritja në Gjenova në orën 09.00. Nisja për në Milano. Mbrritja në Milano, ku do të vizitohen Pallazo Sforzesco, Sheshi Duomo dhe katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Vazhdimi i udhëtimit për në Venecie. Vizitë ne Venecie: Sheshi San Marco, Palazzo Grassi, Campanile, Burgjet, Pallati Ducal. Vazhdimi i udhëtimit për në Cosina. Mbrritja në Cosina. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Shqipëri. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritje në Tiranë.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe Transfertat me autobus..
2. Akomodim në hotel 3 yje për 2 natë qëndrimi dhe 3 netë në Kroçieren MSC Magnifica .
3. Mëngjesin në Hotel dhe Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
4. Shoqërues Shqiptar gjatë udhëtimit.
4. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere. 
6. Taksat Portuale dhe Shtesa për Karburantin.


nga 02/05/2019 në 07/05/2019 Tarifa  
Kabinë e Brendshme I1 (Max: 4 Rritur) € 469.00   
Kabinë e Brendshme I2 (Max: 4 Rritur) € 499.00   
Kabinë e Jashtme O1 (Max: 4 Rritur) € 539.00   

Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Ekskursionet që ofron Kroçierja.
3. Bakshishi në Kroçiere dhe Bakshishe të ndryshme
4. Transfertat me autobus nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.


Kujdes:
- Shoqëruesi ynë ofron asistencë gjatë udhëtimit në Kroçiere, shoqërimin në Monumente.
- Në zbritje në Marsejë dhe Barcelonë nuk do ketë Autobus, por do realizohen shëtitjet nga shoqëruesi ynë duke përdorur transportin publik.
- Rekomandohen Bakshishe në Kroçiere €10 për të Rritur dhe €5 për Fëmijë në natë.


Transport

Transporti me Autobus komode dhe Krociere / p / Krociere ne Barcelone, 6 Dite.Nisje ne 2 Maj - Cmimi fillon nga 469 Euro per person.