Pranvere ne Budva - Ulqin - Kotor

+355 4 2 420 892

Pranvere ne Budva - Ulqin - Kotor

Tur ne Budva - Ulqin - Kotor, 2 Dite - Nisje ne 1 Qershor - Cmimi fillon nga €39/personi.
Fillon nga: 39
  • Home
  • Tours
  • Pranvere ne Budva - Ulqin - Kotor

Programi

Udhëtimi 2 ditor Budva Kotor 

 Akomodimi ne Llolla 3* – 39€/personi

Akomodimi ne Montefilia 4* – 45€/personi


Data te tjera nisje:

Nisje ne Qershor: 1-2; 8-9; 15-16; 22-23; 29-30 


PROGRAMI:

Dita e pare: Tiranë – Kotor – Budva – Ulqin
Nisja nga Tirana në oren 06:30. Ndalesë në pikën doganore Muriqan për kryerjen e proçedurave doganore. Pas doganës ndalojmë për të konsumuar mëngjesin. Pas mëngjesit ndalesë panoramike në Shën Stefan. Nisemi drejt qytetit të Kotorit ku do të viziojmë Qytetin e Vjetër, Portin e Jahteve. Ndalesa e radhës do të jetë në qytetin e Budvës. Në Budva do të vizitojmë Kërcimtaren e Budves, Qytetin e Vjetër, Citadelën, Portin e Jahteve. Pas vizitave nisemi drejt Ulqinit. Akomodimi në hotel në Ulqin. Darka në Hotel.

Dita e dyte: Ulqin – Ada Bojana – Tiranë
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit vizitë në Ulqin, ku do të vizitojmë Kalanë e Ulqinit, Kullen e Balshajve, shëtitoren në Plazh të vogel. Më pas shkojmë në Ada Bojana (derdhja e Lumit Buna) ku mund të konsumoni drekën me produkte të fresketa peshku. Mberritja në Tiranë rreth orës 20:00.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Në çmim përfshihet:
-Guidat sipas programit
-Transporti me autobus komod
-Akomodimi në Hotel me 3* / 4* ne Ulqin
-Mëngjesi dhe darka


Nuk Përfshihen

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume. ( Citadela Budva 2.5 Euro, Shetitje me anije në Kotor 5 Euro)
3.Siguracioni i Shëndetit në udhetim


Pagesat e fëmijëve:
0 – 2 Vjeç (Falas)
2 – 11 Vjeç (70% të shumës)
Mbi 11 Vjeç – Pagesë e plotë

#Shënim
► Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
► Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
► Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
► Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
► Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
► Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
► Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.


Transport

Transporti me autobus komod / m / Budva - Ulqin - Kotor 2 Dite.Nisje ne 1 Qershor - Cmimi fillon nga 39€/personi.