Tur ne Barcelone

+355 4 2 420 892

Tur ne Barcelone

Tur ne Barcelone me autobus, 8 dite. Nisje ne 20 Prill - Cmimi €349 per person.
Per person 349

Programi

Tur ne Barcelone me autobus, 8 dite. Nisje ne 20 Prill - Cmimi  €349 per person.


Udhëtim 8 ditor në Barcelonë 349 Euro

Çmimi 349 Euro

Datat e udhëtimit : 20-27 Prill, 18-25 Maj

PROGRAMI:

Dita e parë: Nisja në orën 01:00 të natës nga Tirana me autobus komod. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivierës së Malit të Zi, do të bëhet një kalim pa ndalesa nga Bar, Budva dhe Tivati, ku me traget do te kalohet Gjiri i Kotorit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin Kroat. Vazhdimi i udhëtimit për në Opatija. Sistemimi në hotel.

Dita e dytë : Mëngjesi në hotel dhe me pas do nisemi drejt Milanos, ku do të vizitohet Pallazo Sforzesco, Piazza del Duomo, Katedralja e Milanos, Galeria e Vitorio Emanuele II, Teatri La Scala. Në mbrëmje bëhet sistemi në hotel në Milano.

Dita e tretë : Mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi drejt Francës. Do të bejmë një tur kulturor për rreth 2 orë në Nicë, një ndër qytetet më të frekuentuara të bregdetit francez. Vazhdimi i udhëtimit për në Barcelonë. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Barcelonë. Sistemimi në hotel.

Dita e katërt : Mëngjesi në hotel, paradite vizitë me guidën e agjencisë tonë, tek monumentet e Barcelonës, Kodra Montjuic, Stadiumi dhe sheshet Olimpike, Palacio Catalan dhe Sheshin Espagna. Vizitë në akuariumin e Barcelonës dhe porti Vel i Jahteve. Vizitë në rrugën më të famshme në Barcelonë, La Rambla, ku prej atje do shkojmë në këmbë deri tek lagjet ku ndodhen veprat e Antonio Gaudit: Casa Batllo dhe Casa Mila ose La Pedrera. Akomodimi në hotel në Barcelonë.

Dita e pestë : Mëngjesi në hotel . Vizitë në Katedralen Sagrada Famiglia, më pas vizitë në Park Guell. Pasdite shopping tour në një nga qëndrat më të mëdha tregtare. Akomodimi në hotel në Barcelonë.

Dita e gjashtë : Mëngjesi në hotel, nisja nga Barcelona, ku gjatë rrugës do ndalojmë në Monte Carlo për rreth dy orë, ku do vizitohet Pallati Mbreteror i Mbretit Alberti II dhe më pas do shëtisim në këmbë nëpër lagje, ku do vizitohet një nga Kazinotë më të famshme të Monte Carlos, “Monte Carlo Casino”. Pas vizitës, nisemi drejt Milanos. Akomodimi në hotel në Milano.

Dita e shtatë : Mëngjesi në hotel dhe më pas nisemi drejt Venezias ku do të vizitojmë Piazza San Marco. Pas vizitave nisemi drejt Triestes. Akomodimi në hotel.

Dita e tetë: Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisemi drejt Tiranës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Mbërritja në Tiranë.


Përfshihen

Perfshihet:
1. Udhetimi me autobus komod.
2. Akomodim në hotele 3* dhe 4*.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1.Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program
2.Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3.Hyrja ne Venecia qe kushton 20 euro taxa dhe Trageti

KUJTESE:

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.
► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
► Per realizimin e ketij udhetimi numri minimal i pjesmarresve eshte 20
► Ne rast anullimi te udhetimit klienti njoftohet 3 dite para
► Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.
► Ne rast anullimi nga klienti pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Transport

Tur ne Barcelone me autobus, 8 dite. / m / Nisje ne 20 Prill - Cmimi €349/personi


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...