Tur ne Barcelone 4 Dite

+355 4 2 420 892

Tur ne Barcelone 4 Dite

Tur ne Barcelone me avion, 19 Tetor, 4 dite, €399/personi
Per person 399

Programi

Tur me guide ne Barcelone me avion, transferta ne Shkup, Avioni, hoteli, mengjeset, dhe shetitjet sipas programit te perfshira.

Tur ne Barcelone, 19 Tetor, 4 dite, €399

PROGRAMI:

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 18:30, Mbrritja në Barcelonë në orën 21:20.Transferta në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi e Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve,Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek Torre Agbar. Pasdite e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monsarrat (pagesë shtesë).Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e TretëMëngjesi në Hotel. Paradite,vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës,si:Sheshi Espania dhe Kodra Monjuik ku gjenden Stadiumi Olompik dhe sheshet olimpike,Museu Catalan d’Arts. Do të vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom,statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugen tregtare Las Rambas,ku gjndet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë.Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmëtek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Guell,i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi,e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Pasdite vonë, transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.55. Mbrritja në Shkup në orën 00:40. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.


Përfshihen

Ne cmim perfshihet:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup – Barcelonë – Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 23 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.


Transport

Transporti me avion / p /Tur ne Barcelone, 19 Tetor, 4 dite, €399


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KETU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KETU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KETU...