Tur ne Dubai 5 Dite

+355 4 2 420 892

Tur ne Dubai 5 Dite

Shen Valentini ne Dubai, Nisje ne 14 Shkurt, 5 dite, Cmimi 599€/personi.
Per person 599

Programi

Tur në Dubai, Nisje ne 14 Shkurt, 5 dite, Cmimi 599€/personi.

Data te tjera nisje:  7 Mars

PROGRAMI:

Dita e Parë: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi Shkup - Dubai. Paraqitja ne Check in 2 ore para nisjes dhe njohja me Guiden. Nisja nga Shkupi në orën 13.35, Mbrritja në Dubai në orën 20.35. Transferta me Autobus nga Aeroporti në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale. Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yachteve të Dubait. Në fund do të udhëtojl tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qëndra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatervani Kërcimtar.


(Opsionale), Xhiro në perëndim tek rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - në Dubai Marina. Zona me përqëndrimin më të madh te qiellgervishtësave në Dubai. Me piknisje në clubin e yachteve superluksoz të qytetit kjo xhiro do tju japi mundesinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në cmim Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. 
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Abu Dhabi me autobus. Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed*, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Kthimi në Dubai.   
Fjetje në Hotel.
(Opsionale), Vizitë gjatë natës në lokalin e vetëm prej Akulli në Lindjen e Mesme quajtur Chillout Ice Lounge Dubai - Skulptura prej Akulli, Cokollatë e ngrohtë dhe Embëlsirë janë disa prej kenaqesive që të dhuron kjo eksperiencë unike.

Dita e Peste: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 09.10. Mbrritja në Shkup në orën 12.45. Nisja nga Shkupi me Autobus për në Tiranë. Mbrritja ne Tirane.


Akomodimi për të dy grupet

Hamptons by Hilton 3*Superior - Al Quasis, Dubai, EBA


Përfshihen

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
• Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
• Akomodimi në Hotel në Dubai. 
• Mëngjezet në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Nuk Përfshihen

Shënim: Në cmim nuk përfshihet tarifa e vizës së hyrjes në Dubai prej 79 Euro dhe të gjitha shërbimet Opsionale. 

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79 
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina - €37
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa - €49
4. Vizitë me 1 pije të ngrohtë falas tek Lokali Prej Akulli i Dubait - €42
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë - €47
*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente. 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.


Transport

 Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.Fluturimi per ne Dubai /p/ Nisje ne 14 Shkurt , 5 dite, Cmimi 599€/personi.