Tur ne Dubai 8 Dite

+355 4 2 420 892

Tur ne Dubai 8 Dite

Viti i Ri në Dubai, Nisje ne 27 Dhjetor, 8 dite, Cmimi 1099€/personi.
Per person 1099

Programi

Viti i Ri në Dubai, Nisje ne 27 Dhjetor, 8 dite, Cmimi 1099€/personi.

PROGRAMI:

Dita e Parë 27 Dhjetor 2018: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.25. Mbrritja në Dubai në orën 21.25. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë 28 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagja me e vjetër në Dubai Al Bastakiya, Xhamia Jumeirah, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qëndra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qëndra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale, Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, etj. 
(Opsionale), Darkë ne Hotelin Luksoz Burj Al Arab, 321 m i lartë dhe i vetmi hotel në botë me 7 yje dhe ndodhet 280 m plazhit Jumeirah, ku lidhet me një urë.

Dita e Tretë 29 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Kullën Burj Khalifa, Kulla më e lartë në botë me 160 kate.  
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale. 
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt 30 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel. 
(Opsionale) Parku Ujor Aquaventure, me rrëshqitësen e famshme që kalon nën ujë dhe lojra të tjera ujore.
(Opsionale) Shëtitje panoramike me Helikopter mbi Dubai për 12 minuta.
Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë 31 Dhjetor 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale) Hyrje Ditore me Transfertat nga hoteli në Kopështin zoologjik më të ri në Dubai quajtur Safari Park. Kompleksi është I përbërë nga 4 zona – Afrikane, Aziatike, Arabe dhe Fshati Safari.
(Opsionale) Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira dhe Muzikë

Dita e Gjashtë 1 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Shfaqje me Delfinë dhe Foka në Dolphinarium.
(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes. 
Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë 2 Janar 2019: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave të Formula 1 Abu Dhabi Grand Prix. 
Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë. 3 Janar 2018: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai - Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.25. Mbrritja në Shkup në orën 12.25. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Hoteli ku do te akomodohet grupi.

Aloft Me'aisam by Marriot 4*+ Me'aisam, Dubai


Përfshihen

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobuz nga Tirana në Aeroportin e Shkupit
• Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup - Dubai - Shkup.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
• Akomodimi në Hotel me 4* në Dubai. 
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobuz sipas Programit.
• Guida vendase në disa Shëtitje.
• Shoqërues në Shqip përgjatë gjithë udhëtimit


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet "Opsionale".
• Darka Speciale e Vitit të Ri.


Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje - €79
2. Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë - €37
3. Ngjitje në Observatorin e Burj Khalifa me transfertë - €49
4. Jeep Safari në Shkretëtirë me Darkë Bufe të përfshirë me transfertë - €69
5. Hyrje Ditore në Parkun Ujor Aquaventure me transfertë - €89
6. Shfaqje me Delfina dhe Foka në Delphinarium Dubai - €49
7. Darkat Gala për Natën e Vitit të ri: 
a. H Hotel 5*me Transferte - €149 (Eat and Meat Restaurant: Ushqim + Pije Alkolike dhe Joalkolike + Muzike Live)
b. c. Atlantis the Palm Hotel 5* - €889 (Darka në Plazh: Ushqim + Pije Alkolike dhe Jo Alkolike + Program Special)


Transport

 Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.Fluturimi per ne Dubai /p/ Nisje ne 27 Dhjetor, 8 dite, Cmimi 1099€/personi.