Tur ne Dubrovnik

+355 4 2 420 892

Tur ne Dubrovnik

Tur ne Dubrovnik, - Nisje ne 5 Prill, 3 ditë, Cmimi - €99/personi
Per person 99

Programi

Datat e tjera te nisjeve:
► 5, 20, 27 Prill
► 
3 Maj


Programi:

Dita e parë : Nisja në oren 06:00 me autobus, prane “Korpusit”, sheshi “Nene Tereza”. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare , vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Gjate rruges bejme nje ndalese panoramike ne Ishullin e njohur Shen Stefan. Ndalesë në Budva, drekë e lirë Vazhdimi i udhetimit per në Hercegnovi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Darka buffe e hapur në Hotel.

Dita e dytë :Mëngjesi në Hotel. Gjatë gjithë ditës të drejtuar nga shoqëruesi shqiptar të vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Kohë e lirë për të bërë pazar ose pirë dicka në ndonjë bar në një nga rrugët më të populluara të Dubrovnikut Stradun. Pas vizitës , kthimi në hotel. Darka, në hotel. Mbremje e lire ose argetim duke shijuar jeten e nates ne Dubrovnik.

Dita e tretë :Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës vizitohet pjesa komerciale e qytetit ku ndodhet dhe porti kryesor i Dubrovnikut, si dhe disa markata tregtare ku do të keni mundesi për të bërë shopping. Pastaj nisja për në Cavtat – një qytezë turistike ku do të njiheni me historinë e tij antike dhe bukurinë natyrore që të ofron. Pas shëtitjes në Cavtat nisemi ne drejtim te Malit te Zi dhe Kotorit ku do te bejme nje vizite te shkurter ne atraksionet kryesore te qytetit dhe do te konsumojme dreken. Qendrimi afersisht 2 ore. Nisja per ne Tirane.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Në cmim përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz. (Zbritje per transportin 15€)
2. Akomodim në hotel 
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë


Nuk Përfshihen

Në cmim nuk përfshihen:
-Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
-Hyrjet në monumente dhe muzeume.
-Siguracioni jetes ne udhetim ( i keshillushem )
.
Shenim: Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.


Femijet:
0-2 vjec jane falas
2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton 20 euro zbritje
mbi 12 vjec paguan si i rritur

*personi “tek”, ne dhome 2-she, paguan 35% me shume se cmimi me siper.
*zbritja per transport individual – 15 euro.
 

  • Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Transport

Transporti me autobus / k / Tur me guide ne Dubrovnik per Nisje ne 5 Prill, 3 ditë, Cmimi €99/personi


Per kalendarin e plote te tureve shtypni KËTU..

Per cmimet e hoteleve ne Greqi shtypni KËTU..

Per cmimet e hoteleve ne Antalya shtypni KËTU..

Per hotele ne te gjithe boten shtypni KËTU...