Tur ne Prage dhe Karlovy Vary

+355 4 2 420 892

Tur ne Prage dhe Karlovy Vary

Tur ne Prage dhe Karlovy Vary. Nisje ne 12 Shkurt, 5 dite - Cmimi €419 per person.
Per person 419

Programi

Zbuloni legjendat dhe historite e “qytetit magjik” te Europes se Vjeter. Rruget e ngushta te Prages dhe ndertesat e vjetra fshehin gojedhena te cuditshme, histori magjepsese dhe mesazhe misterioze. Nga rrugicat e Qytetit te Vjeter tek guret e Ures se Karlit, cdo gje tregon per historine Prages dhe te banoreve te saj ne nje kendveshtrim magjepses. A e dini qe Praga eshte ndertuar sipas nje plani secret? Qe mbreterit e saj ishin antare te sekteve te fshehta? Qe Praga eshte nje nga qytetet me me shume legjenda fantazmash ne Europe? Gjate Epokes se Arte, Rudolfi II e ndertoi Pragen per te qene qendra spirituale e Europes. Qyteti I alkimisteve dhe magjistareve ju fton per te zbuluar edhe te fshehtat e tij me te thella.


♦ Prage dhe Karlovy Vary, 12 Shkurt, 5 dite, €419 (me avion) ♦

PROGRAMI

Dita e pare: Nisja nga Tirana ne oren 06:00 drejt doganes se Qafe Thanes. Pas procedurave doganore drejtohemi per ne aeroportin e Ohrit ku do te marrim fluturimin per Vjene ne oren 13:00. Mberritja ne Vjene ne oren 14:35. Nisim udhetimin tone per ne qytetin e bukur te Prages.
Mberritja ne hotel ne qender te qytetit rreth ores 19:00. Mbremje e lire ne qytet.

Dita e dyte: Mengjesi ne Hotel. Gjatë mëngjesit, do të vizitoni Kështjellën e Pragës. Kështjella e Pragës strehon shumë nga atraksionet më intiresante të qytetit.  Nje nga vendet me te preferuar në Kala është Rrugica  e Artë, një nga rrugët më te kendshme  të qytetit ku shkrimtari Franz Kafka jetonte midis 1916 dhe 1917.Pas vizitës në Kështjellën e Pragës dhe Katedralen e Shën Vitusit, që ndodhet në themelet e saj,  vazhdojme nga Porta e Matthias, hyrja kryesore e cila udheheq në Sheshin e Vogël të Qytetit.  Aty do vizitojme Kishën e Shën Nikollës, nje kishe mbresëlënëse me stil barok si edhe kullën e saj ngjitur, ku do të keni një pamje të mrekullueshme  të qytetit.Vazhdojme shetitjen tone drejt Staré Město, qytetin e vjetër të Pragës.Duke ecur poshtë Rrugës Mostecka nga Malá Strana, ne do të arrijmë në Uren e Karlit, monumenti më i bukur dhe më i famshëm në Pragë. Kalojme në anën tjetër, drejt  Karlova Street për të arritur në Sheshin e Qytetit të Vjetër. Vazhdojme per tek kulla e Hirte dhe hyrja e saj madheshtore.  Vazhdojme me viziten e Bashkisë së Vjetër dhe Muzeun Kombëtar. Kthimi ne hotel. Mbremje e lire.

Dita e trete: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi per ne Karlovy Vary. Ky qytet eshte mishërimi i elegancës, vendosja e kolonave, ndërtesat SPA dhe një plan urbanistik i mrekullueshëm në zemër të një lugine të pyllëzuar.Atraksionet kryesore jane burimet e shkëlqyera të nxehta të Karlovy Vary, të cilat derdhen vrullshem nga nje lartesi deri 14 metra në lumin Tepla I cili rrjedh nëpër qytet, duke mbuluar brigjet e lumit në një re të dukshme konstante të avullit. Do vizitojme kishen e Sh. Maria Magdalenes me nje arkitekture neobarok, Kullën e Vëzhgimit të Dianës (ka një teleferik që ju merr atje ose ju mund të ecni lart përmes parkut), nga ku do të keni një pamje të shkëlqyer të qytetit dhe rrethinës, Katedralen e Sh. Pjetrit dhe Pavlit.
Rreth ores 15:00 do te kthehemi ne Prage. Akomodimi ne hotel. Pasdite e lire per te vizituar rrugicat e bukura te Qytetit te Vjeter.

Dita e katert: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Vjenë. Udhetimi zgjat rreth 4 ore. Mbrritja në Vjenë. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Akomodimi dhe fjetja në Hotel.

Dita e peste: Mengjesi ne hotel. Drejtohemi per ne aeroportin e Vjenes. Nisja per ne Oher ne oren 10:50.Mberritja ne Aeroportin e Ohrit ne oren 12:30. Transferta per ne Tirane. Mberritja ne Tirane dhe fundi I sherbimeve tona.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Ne cmim perfshihet:

  • Transferta Tirane Oher me autobus komod.
  • Fluturimi direkt nga Ohri ne Vjene.
  • Akomodimi ne hotele me 3* me mengjes.
  • City Tour Prage dhe Vjene.
  • Vizitat sipas programit.
  • Transfertat si ne program
  • Guide Profesionale
SHENIM:
Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante dore deri ne 10 kg per person, me permasa 40 x 30 x 20 cm.
Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj).
Shtesa per bagazh stive deri ne 20 kg eshte 60 – 70 euro per 1 bagazh. Ne bagazhin e stives lejohen lengjet te madhesive te ndryshme.

Nuk Përfshihen

Ne cmim nuk perfshihet:

  • Transporti me autobus jashte programit
  • Hyrjet ne monumente dhe muzeume Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.

Femijet:

  • 0-1.9 vjec paguajne 170 Euro;
  • 2-11.9 vjec, perfitojne 50 Euro zbritje;
  • 12 e lart vjec paguan si i rritur.
  • nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

Rreth Rezervimit:

  • Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.
  • Cmimi per te rritur ne dhome teke 549 euro.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
  • Siguracioni shendetesor eshte i domosdoshem.

Transport

Tur ne Prage me avion./ k / Nisje ne 12 Shkurt, 5 Dite - Cmimi 419€ per person