Tur ne Sofje dhe Selanik

+355 4 2 420 892

Tur ne Sofje dhe Selanik

Tur Stamboll Selanik Sofje me autobus, 5 Ditë. Nisje ne 13 Shkurt - Cmimi €139 per person.
Per person 139

Programi

PROGRAMI:

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 5.00 dhe udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Selanik. Sistemimi në Hotel. 

Dita e Dytë: Mengjesi në hotel. Paradite, Vizitë panoramike e Selanikut, vizitohen: Sheshi Aristotel, Kulla e Bardhë, zona Tsimiski dhe monumente të tjera historike të qytetit. Vazhdon udhëtimi për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll. Sistemimi në Hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve ). Mbasdite e lirë.

Dita e KatërtMëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). 
OPSIONALE: Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. 
Pasdite, Nisja për në Sofje. Mbrritje në Sofje. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e PestëMëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet Kryesore te qytetit të Sofjes. Udhëtimi i kthimit me autobus për në Tiranë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Në pagesën përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus,
-Akomodimi në hotel me 3 yje në Stamboll, Sofje dhe Selanik,
-Mëngjezet për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit


Nuk Përfshihen

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  1. Gjithshka qe nuk eshte permendur ne program.

OPSIONALE: Lundrim me anije në Bosfor për të parë Europën e dhe Azinë - €5


Transport

Tur ne Stamboll Selanik Sofje me autobus /p / Nisje ne 13 Shkurt, 5 dite - Cmimi €139 per person.