Tur ne Stamboll

+355 4 2 420 892

Tur ne Stamboll

Tur ne Selanik - Stamboll, 4 dite. Nisje ne 30 Maj - Cmimi €99/personi
Per person 99

Programi

Udhëtim 4 ditor në Selanik Stamboll

Data te tjera nisje: 

  • Muaji 30 Maj-2 Qershor
  • Muaji Qershor: 6-9, 13-16, 20-23, 27-30
  • Muaji Korrik: 4-7, 11-14, 18-21, 25-28

PROGRAMI:

Dita 1: Tiranë – Stamboll
Nisja nga Tirana në orën 00:30 në drejtim të pikës kufitare të Kapshticës. Ndalesa të shkurtra gjatë rrugës. Pas kryerjes së formaliteteve kufitare nisemi në drejtim të Selanikut. Ndalesa gjatë rrugës për pushime dhe konsumin e drekës , vazhdojmë udhëtimin drejt Stambollit. Akomodimi në hotel pasdite.

Dita 2: Stamboll
Mëngjesi në hotel. Nisim turin e vizitave në akuariumin e Stambollit, Muzeu Historik Panorama 1453, shëtitje me anije në Bosfor, ku shikojmë urën e Bosforit, vizitë në Dollmabahçe (Sarajet e Reja të Sulltanit), Sheshi Taksim (Rruga më e vizituar në Stamboll, rreth 2 milionë njerëz) Darka nën sugjerim e guidës në lokalet me harem ose Turkish Show në anije.

Dita 3: Stamboll
Mëngjesi në hotel. Pas mëngjesit nisim turin e vizitave në Stamboll dhe i drejtohemi pikave më të bukura të këtij qyteti nga Hipodromi, Xhamia Blu, Kisha e Shën Sofisë me madhështoria në botën Ortodokse, Çisterna e vjetër e Kostandinopojës, Sarajet e Sulltanit. Kohë e lirë në Grand Bazar. Akomodimi në hotel në Stamboll.

Dita 4: Stamboll – Selanik
Mëngjesi në hotel, nisja drejt Selanikut. Vizitë qytetit të Selanikut Kulla e Bardhë, Sheshi Aristoteli. Sheshin e Aleksanderit te Madh, Cadrat. Nisja drejt Tiranës. Mberritja në Tiranë në orët e para të mëngjesit.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Përfshihen

Në çmim përfshihet:
1. Udhëtimi me autobus
2. Akomodim në hotel
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.


Nuk Përfshihen

Në çmim nuk përfshihet:
1. Gjithcka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Cmime te peraferta: (Sarajet e Sulltanit 10 Euro, Kisha e Shen Sofise 10 Euro, Cisterna 5 Euro, Shetitja me Anije 7 Euro, Akuariumi 99 Lira Turke, Muzeu i Luftes 4 Euro, Turkish Show 25 Euro )
3.Siguracioni jetes ne udhetim

#Shënim

  • -Fëmijët nga 0 deri në 2.9 falas.
  • -Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.
  • -Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.
  • -Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
  • -Nëse krevati nuk do të jetë dopjo , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
  • -Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
  • -Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
  • -Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
  • -Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme.
  • -Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sië janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

Transport

Udhetimi me autobus komod / m / Nisje ne 30 Maj - Cmimi 99 Euro per person.