Tur ne Valbone

+355 4 2 420 892

Tur ne Valbone

Tur ne Valbone: cdo fundjave LEK/8500/personi
Per person 69

Programi

FUNDJAVE NE VALBONE (ME TRAGETIN ALPIN)➡  2 DITE! CMIMI 8500 LEK!

LEK/8500/personi: Transport, hotel, guide, mengjesi, darka dhe dreka e dites se dyte ne hotel te perfshira.


harta  video  tripadvisor


BËNI KËRKESË KËTU..


Ne Guiden tone jane te perfshira te gjitha, duke filluar nga transporti, ushqimi Mengjezi -Dreka dhe Darka, fjetja, guida neper male dhe ne lumin e saj te mrekullueshem Valbone, shoqeruar nga guida jone e cilado iu flas mbi zonen dhe historise e saj.
 

KY UDHETIM DO TE REALZIOHET NE DATAT E NISJEVE SI ME POSHTE

MUAJI GUSHT:
Dt. 18 GUSHT (2 Dite) – Cmmi 8500 lek
Dt. 25 GUSHT (2 Dite) – Cmmi 8500 lek

 

PROGRAMI I DETAJUAR I UDHETIMIT

Dita e pare
*Nisja rreth ores 05:00- 07:00 te mengjesit nga Tirana ku do takoheni me guiden tone i cili do iu shoqeroje pergjate te 2 diteve te udhetimit. Gjate rruges kemi mundesine te shijojme bukurine e peisazheve, qe i ka dhuruar Nena -Natyres Shqiperise.
*Ndalesa e pare do te behet buzë liqenit të Vau Dejes per kafen e mengjesit ne restorant Perla, per te vazhduar me pas ne liqenin e Komanit ku do te behemi marinar te tragetit te Komanit.
*Lundrimi qe zgjat afersisht 2 ore : 30 minuta  duke pershkruar liqenin e Komanit qe gjarperon ne shpate malesh 2200 m lartesi, eshte nder aventurat me te bukura te turit te Valbones.
*Pas zbritjes ne Fierze e radhes do te jete ne Kanioni e Valbones, i cili na tregon qe sapo jemi futur ne parkun kombetar “Valbone”.
*Akomodimi ne Valbone do te behet ne Hotel Fusha e Gjes, te mbuluar ne nje kurore bredhash. Me te mberritur ne hotel Fusha e Gjes ku do behet edhe akomodimi sipas rezervimit te kerkuar nga ju.
Konsumimi i drekes me produkte fshati dhe mish qingji, dhe kohe e lire me pas per te pushuar.
*Mbasdite do te vazhdojme eksplorimin e Valbones, ku do te vizitojme Ujvaren e Rrogamit. Do te vazhdojme ecjen ne kembe deri ne fillimin e lagjes se fundit te Valbones te quajtur, Gjelaj. Aty do te kemi mundesine te shikojme pjesen me terheqese, fundin e lugines ku te gjitha majat e maleve jane mbi 2300 – 2400 m. Me sfidantet e natyres do te ngjitemi deri ne rrjedhen e ujvares ku qe aty shfaqet nje pamje piktoreske e Lugines se Valbones.
*Kthimi ne hotel ku Darka do të shijohet në restorantin e hotelit, peshk ne trofte ose mish qingji, fli, etj e organizuar me muzike me DJ!


Dita e dyte
*Pas mengjesit ne hotel, gjate paradites do te vizitojmë liqenin e Xhemës dhe Mullirin e Vjetër të Ujit, (keshtu quhet nga vendasit), ku per te apasionuarit e fotografise do mrekullohen nga bukurite e Valbones, dhe kanionin e shoshanit me ujin e tij ngjyre blu.
*Udhetimit i kthimi do te realizohet nga Kosova, ku vazhdimi i udhetimit do jete per ne qytetin e Prizren, ne qytetin “muze” te Kosoves.
*Ndalese per te realizuar turin e  qytetit, ne zonat me turistike te saj si ura e gurit, Xhamia e Sinan Pashes, Lidhja e Prizrenit, etj. Kohe e lire per kafe dhe shopping ne Prizren
Kohe e lire per te konsumuar dreken ne Prizren
*Pas vizites ne Prizren, kthimi ne Tirane ne darke.


SHENIME
► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mundese dokumentacioni, espuls, etj.
► Nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe udheton me njerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar dhe pashaporte.
►Me ligjin e ri te miratuar kete vit, nese nuk i ka mbushur 18 vjec dhe deshiron te udhetoje pa pranine e 2 prinderve, duhet patjeter prokure ku pergjegjesia merret nga nje person tjeter i familjes (me lidhje gjaku) qe do te jete pjese e udhetimit, dhe te keni pashaporte
——————————————————–

CMIMET E FEMIEJVE PER AKOMODIM NE DHOME ME  DY OSE TRE TE RRITUR
 Femijet deri ne moshen 12 vjec paguajne 7000 lek


Përfshihen

Ne cmim përfshihen:

• Transporti: Tirane – Valbone – Prizren – Tirane
• Bileta e tragetit Koman – Fierze
• Akomodimi 1 nate ne hotel Fusha e Gjes (cdo dhome me banjo personale)
• Dreka e dites se pare me gatime tradicionale te Valbones
• Darka e dites se pare e organizuar me muzike me DJ
• Mengjes fshati diten e dyte ne Valbone
• Guida jone e cila do ju shoqeroje gjate gjithe udhetimit


► Akomodimi dhe fjetja do të bëhet në hotel “Fusha e Gjes”

► Nisja do të bëhet në orën 05:00 të mengjesit të ditës së pare, nga kafe Flora.

—————————————————
► Pajisje dhe veshje për një guid sa më komode:

1) Pashaporta  ose Karta ID per kalimin e doganes. Kujdes mjeti i identifikues ( Pashaporta ose ID) nuk duhet te jete i demtuar ose i thyer
2) Kepuce per ecje ne Mal
3) Nje xhakete e trashe dhe bluze me menge te gjata per ne mbremje.


Nuk Përfshihen

► Ne cmim nuk perfshihen:
1) Dreka e dites se dyte ne Prizren
2) pijet alkolike dhe jo-alkolike te vakteve


BËNI KËRKESË KËTU..


Transport

Transport me minibus ose autobus / a cdo fundjave LEK/8500/personi

Per kalendarin e plote te tureve shtypni KËTU..