Plazh ne Lefkada 6 Dite

+355 4 2 420 892

Programi

Plazh në Lefkada, Parga, Janinë, 6 Ditë nga €239


Vizitohen: Plazhet/Ishujt Porto Katsiki, Egremni, Scorpions, Meganisi, Itaka, Kefalonia, Lefkada, Parga, Janina, Çmimi nga €239/personi.

Datat e nisjeve dhe çmimet:

► 25 , Korrik €239 Hotel Pegasos 3* / €259 Hotel Tesoro 3*S / €229 Hotel Ionian Star 4* .
► 1 , 8 , 15 , 22 Gusht €259 Hotel Pegasos 3* / €279 Hotel Tesoro 3*S / €249 Hotel Ionian Star 4* .

Hotel Pegasos 3* ( Mengjes + darke )
Hotel Tesoro 3*S ( Mengjes + darke )
Hotel Ionian Star 4* ( Vetem me mengjes )

Në program përfshihen:
► Transporti me autobus komod.
► Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
► Vaktet sipas hotelit qe zgjidhni
► Perdorimi i pishines se hotelit (hotel Tesoro Ionian Star)
► Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit

► Bëni kërkesë për ofertë


Kontaktoni agjensine ne telefon ose dergoni mesazh me..

►Telefon  ►Viber  ►WhatsApp  ►Instagram


PROGRAMI:
► DITA PARË
Nisja nga Tirana ne oren 24:00 te darkes (1 dite para nisjes ) .
Nisja nga Durresi ne oren 00:30 .
Nisja nga Elbasani ne oren 23:15 (1 dite para nisjes ) .(Pagese extra 500 Lek/personi)

Ndalesa të shkurta gjate rrugës për në kufirin e Kakavise.
Pasi te kalojm ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojm edhe mengjesin e dites se premte pasi ne Parga do te jemi rreth ores 07:00 – 08:00 te mengjesit.Kohegjatesia vizites 1 ore e 30 min.Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades .Akomodimi ne hotel rreth ores 12 :00 .Kohe e lire per plazh prane hotelit .Darka ne Hotel .

► DITA DYTË

Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 20 Euro per person mbaron rreth ores 18:00 te pasdites .Kthimi ne hotel.Darka ne hotel .qendrim I lire ne qender te ishullit .

► DITA TRETË

Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma-Lefkada, ku do te qendrojme nga ora 10:00 deri ne oren 17:00 . Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel . Pasdite e lire. Darka ne hotel. ( Vajtja ne Kathisma kushton 10 euro per person dhe minimumi pjesmarrjes eshte 20 persona ).

► DITA KATËRT

Qendrim i lire per plazh ose opsionale turi “3 Beaches “ qe realizohet me anije ne 3 plazhet me kryesore te Lefkada , “Egremni , Porto Katsiki , Red Rocks “ dhe ndalohet pothuajse 2 ore ne cdo plazh . Kjo shetitje kushton 20 Euro dhe nuk eshte e detyrueshme por e keshillueshme .(ky udhetim eshte i realizueshem nga nje numer i konsiderueshem personash)
Pasdite rreth ores 18:00 kthehemi ne hotel . Konsumimi I darkes ne hotel .Pas darkes organizim i sugjeruar ne party ne anije .

► DITA PESTË

Qendrim i lire per plazh   ne Nidri .

► DITA GJASHTË

Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Ndalesë dhe shetitje në liqenin dhe kalanë e Janinës.Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 ne darke . Fundi I sherbimit tone .

Info mbi hotelet :

Hotel Pegasos 3* ndodhet ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri, fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades.Hotel Pegasos ndodhet 15 metra larg nga vija bregdetare ne te cilen ndodhen edhe taverna , bare ,ristorante , supermarket etj .Ne hotel Pegasos 50% e dhomave jane me pamje nga deti , 25 % me pamje nga fusha & 25% me pamje nga kodra . WIFI – Free , Ajer I kondicionuar – Free .Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://www.hotelpegasos.gr

Hotel Ionian Star 4* ndodhet ne qender te ishullit, ne Lefkas City afer Lounge bareve , clubeve te nates dhe 3 shetitoreve me kryesore dhe me te gjalleruara qe Lefkada disponon si shetitorja e Marines , Pedonalja qe pershkon mes per mes gjith qendren e Lefkas City dhe shetitorja buze detit e cila ndan vijen bregdetare me baret e shumta . Hoteli disponon edhe pishine per te rritur dhe femije .Ne hotel Ionian Star 95% e dhomave ndodhen me pamje nga deti.WIFI – Free , Ajer I Kondicionuar – Free Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://ionionstar.gr/

Hotel Tesoro 3*S ndodhet gjithashtu ne zonen e Nikianes 15 minuta larg nga qendra e Lefkades dhe 10 minuta larg nga Nidri ,fshati turistik me I madh I ishullit ne te cilin ndodhen te gjitha anijet qe startojn shetitje ne plazhet dhe ishujt e shumte rreth Lefkades .Vetem 5 minuta ecje ne kemb mund te shkohet ne plazhet afer hotelit ose mund te shfrytezohet pishina si per te rritur ashtu edhe femije . Ne hotel Tesoro te gjitha dhomat jane me pamje nga deti.Wifi – Free , Ajer I Kondicionuar – Free Klikoni linkun per foto mbi hotelin — >> http://hoteltesoro.gr/

Duhet te keni me vete :

-Cante shpine,Sandale  atlete ,  Shishe uji 1 Liter,rroba te pershtatshme per bore , rroba pambuku per nderres ,fruta te thata, cokollata,

► Bëni kërkesë për ofertë


Përfshihen

Ne çmim perfshihet:

► Transporti me autobus komod.
► Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
► Vaktet sipas hotelit qe zgjidhni
► Perdorimi i pishines se hotelit (hotel Tesoro Ionian Star)
► Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit


Nuk Përfshihen

Ne cmim nuk perfshihen:

► Gjithcka qe nuk eshte e permendur ne rubriken e te perfshira
► Shetitjet me anije gjate dites ne viziten e ishujve (opsinale 20 euro personi)
► Party i darkes ne anije 10 euro (hyrja + 1 pije falas)
► Siguracioni i jetes ne udhetim (i detyrueshem)
► Taksat lokale te cilat paguhen ne recepsion 1.5 euro/dhoma/nata hotel 3* / 3 euro/dhoma/nata hotel me 4*
► PCR TEST / RAPID TEST


POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-1.99 VJEC JANË FALAS
• 2-11.99VJEC, NËSE NJE FEMIJE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 12 VJEC PAGUAN SI I RRITUR

SHENIM
►AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) PAGUAN 25 % ME PAK SE CMIMI PER DY PERSONA
►PER TRANSPORT INDIVIDUAL 15 EURO ZBRITJE NGA CMIMET E MESIPERME
►NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
►PER REZERVIM NEVOJITET 30% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES.
►PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.
►AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT E KTHYER NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME SIC JANE MUNGESE DOKUMENTACIONI, ESPULS, ETJ.
►NESE NUK I KA MBUSHUR 18 VJEC, DHE UDHETON ME NJERIN OSE ASNJERIN NGA PRINDERIT, I DUHET PATJETER PROKURE E NOTERIZUAR.

► Bëni kërkesë për ofertë

<< Regjistrohuni për Ofertat >>


Transport

Transporti me autobus/minibus komod / z /  Korrik, Gusht