Ski ne Kolashin tur ne Podgorice Hotel Voco

+355 4 2 420 892
  • Home
  • Tours
  • Ski ne Kolashin tur ne Podgorice Hotel Voco

Programi

Ski ne Kolashin dhe Tur ne Podgorice, 2 dite Cmimi 55 €/personi!


Datat e Nisjes: 11 – 12 Janar, 18 – 19 Janar, 25 – 26 Janar,  1 – 2 Shkurt, 8 – 9 Shkurt, 15 – 16 Shkurt.

Ne cmim përfshihen:
1) Transporti sipas programit Tirane – Podgorice – Kolashin – Tirane.
2) Akomodimin ne Hotel Voco 5 yje ne Podgorice.
3) Mengjesi dhe Darka te cilat shtrohen buffe e hapur ne restoratin e hotelit.
4) Perdorimi i qendres SPA (jakuzzi, banjo turke, sauna) dhe perdorimi i palestres.
5) Guida gjate vendeve qe do te vizitojme.

Ne cmim nuk përfshihet:

1) Pijet gjatë vakteve ushqimore.
2) Pajisjet e skive dhe shëtitjet me teleferik.
3) Hyrjet nëpër monumente ose muzeume.

BËNI KËRKESËN KËTU..

Tel  Viber  WhatsApp  Instagram


PROGRAMI:

DITA E PARE: Ujevara e Niagares – Podgorice – Delta City shopping
Nisja nga Tirana ne oren 07:00. Ndalese gjate rruges per te konsumuar megjesin. Kalimi ne piken doganore Hani i Hotit. Pas doganes do bejme nje ndalese ne Ujvaren e Niagares (Podgorice).
Pas vizites ne Ujevaren e Niagares vazhdim i udhetimit per ne Podgorice ne qendren tregtare Delta City (me e madhja ne Malin e Zi). Kohe e lire per te konsumuar dreken ne restorantet e shumte dhe per te bere shopping. Rreth ores 17:00 akomodimi ne Hotel & Spa 5 yje ne Podgorices. Kohe e lire per te pushuar dhe per te perdorur spa e hotelit si jakuzzi, sauna, banjo turke dhe palestren.
Darka shtrohet buffe e happur ne restorantin e hotelit, ku ju mund te konsumoni cfare te deshironi. Pas darka e lire te frekuentoni klubet e nates te qytetit ne afersi te hotelit.

DITA E DYTE: SKI NE KOLASHIN
Mengjesi ne hotel (bufe e hapur). Pas mengjesit nisemi drejt Kolashines. Mberritja ne Kolashin rreth ores 10:30 dhe qendrimi atje deri ne oren 15:30. Kohe e lire per te bere Ski dhe per te konsumuar dreken ne restorantet e zones.
PISTA E SKIJIMIT NE KOLASHIN konsiderohet si me e madhja ne Malin e Zi, duke zoteruar 14 km hapsire per skijim te ndara ne pista te ndryshme skijimit sipas kategorive te veshtiresise.
Gjithashtu ndodhen edhe 6 teleferik per tu zhvendosur ne pistat e shumta te Kolashinit.
Pas drekes, rreth ores 15:30 nisja drejt Tiranes. Ndalesa rruges per kafe dhe pushim dhe mberritja ne Tirane ne darke.


BËNI KËRKESËN KËTU..

 


Përfshihen

Sipas programit me siper


Nuk Përfshihen

Sipas programit me siper:


#Shënim
-Fëmijët nga 0 deri në 2.9 falas.
-Nga 3 vjec deri në 6.9, 50% të shumës.
-Femijët nga 7 deri në 10.9 vjec paguajnë 70% të vlerës së paketës.
-Akomodimi në dhomë Teke (single) ka pagesë ekstra në varesi të hoteleve ku qëndrohet.
-Nëse krevati nuk do të jetë dopio , do të jenë dy krevatë tek të bashkuar.
-Për realizimin e ketij udhëtimi numri minimal i pjesëmarrësve është 20 (njëzet)
-Në rast anullimi të udhëtimit klienti njoftohet 3 ditë para.
-Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndersa pagesën e plotë deri në 7 ditë para nisjes.
-Në rast anullimi nga klienti pagesa e bërë është e pakthyeshme nëse është bërë 48 orë para nisjes.
-Agjencia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme si përshembull: mungesë dokumentacioni, espuls.. etj.


Transport

Transporti me autobus /m/ Ski ne Kolashin dhe Tur ne Podgorice, 2 dite Cmimi 55 €/personi!

harta  video  tripadvisor