Tur 2 Ditë, Belsh dhe Kanionet e Osumit

+355 4 2 420 892
  • Home
  • Tours
  • Tur 2 Ditë, Belsh dhe Kanionet e Osumit

Programi

Tur 2 Ditë, Belsh dhe Kanionet e Osumit.


Vizitohen: Skrapar, Kanionet e Osumit, Berati, Liqenet e Belshit

Datat e Nisjeve:

  • 5, 12, 19, 26 Shtator
  • 3, 10, 17, 24, 31 Tetor
  • 7, 14, 21, 28 Nëntor

Në çmim përfshihen: 

  1. Transporti vajtje - ardhje
  2. Akomodim në hotel 4* në qëndër të Beratit
  3. Mëngjesi dhe darka
  4. Guida gjatë gjithë udhëtimit

Çmimi

►€49 personi


PROGRAMI:

► Dita e parë :  ( Tiranë – Belsh – Berat ) .

Nisja nga Tirana në orën 06:30 .

Nisja nga Durrësi në orën 05:45 .

Nisja nga Elbasani në orën 07:00 .

Vazhdimi i udhetimit drejt fshatit turistik Belsh . Vizite fshat dhe  ne liqenet e famshem te Belshit .
Nisemi per ne qytetin e Beratit . Akomodimi ne hotel 4* ne qender te Beratit me arkitekture tradicionale  ne lagjen e vjeter te Mangalemit .
Pasdite ne shoqerine e guides, do te viztiojme qytetint e Beratit duke filluar nga kalaja e qytetit, muzeu i ikonave Onufri, lagja e vjeter e Gorices, lagja e vjeter e Mangalemit, qendren e qytetit.
Konsumimi i darkes ne hotel .Pas  darkes qendrim i lire .

► Dita e dytë : ( Berat – Corovode – Kanion – Bogove – Tirane )

Pas konsumimit te mengjesit ne hotel nisemi drejt Kanioneve. Gjatë rrugës do të kemi mundësi të shijojmë degëzimet e lumit të Osumit dhe majat e larta të malit të Tomorrit. Eksplorimi jonë nis me vizitën tek ‘Lakorja Panoramike e Flamurit’, një nga pikat më të bukura buzë kanionit. Më pas do të vizitojmë ‘Vrimën e Nuses'(nga ku rrjedhë një legjendë që do ta zbulojmë gjatë udhëtimit) dhe Urën e Vjetër të Zaberzanit të vendosur në një nga pjesët më të bukura midis faqeve të kanionit. Ne Zaberzan mund te shfrytezoni rrjedhen e Lumit Osum per tu lare dhe per banjo dielli.  Gjithashtu do të kemi mundësi që gjatë eksplorimit të prekim Mullirin e Babait, Gjurmën e Abaz Aliut. Opsionale është mundësia për të përjetuar edhe adrenalinën e rafting (pagesa ekstra 45 euro/person).Konsumimi i drekes sugjerohet nga shoqeruesi i grupit. Në kthim do të ndalojmë në Bogovë ku do të kemi mundësi të vizitojmë Ujëvarën e Bogovës .

Me pas vazhdojmë udhëtimin për në kthim. Mbërritja në Tiranë, Durrës  dhe Elbasan rreth orës 21:00.

►Duhet te keni me vete :

-Rroba banjo
-Atlete te vjetra, sandale te mbyllura
-Kostum sportiv
-Rroba pambuku per nderrese
-Veshje sportive per ecje

-Peshqir
-Rroba te ngrohta per t’u nderruar
-Sandale/Atlete per t’i  nderruar ne fund te udhetimit
-Cante shpine
-Shishe uje 1 liter
-Fruta te thata
-Aparat fotografike

Çmimi

►€49 personi

►Telefon  ►Viber  ►WhatsApp  ►Instagram


Përfshihen

Sipas ofertës


Nuk Përfshihen

Nuk Përfshihen:

  1. Vizitat në muze dhe kala
  2. Rafting, 40 euro ekstra (relalizimi është në vartësi të nivelit tv lumit)
  3. Asgjë që nuk është e shprehur si e përfshirë në program

Transport

Transporti me autobus /z/ Tur 2 Ditë, Belsh dhe Kanionet e Osumit. Çmimi €49 personi

<< Regjistrohuni për Ofertat >>