Tur 3 Netë në Stamboll me Autobus

+355 4 2 420 892
  • Home
  • Tours
  • Tur 3 Netë në Stamboll me Autobus

Programi

Tur 3 Netë në Stamboll me Autobus


Datat e Nisjeve:

17, 24 Shtator, 1, 8, 15, 22, 29 Tetor

Çmimi

►€89 per person


Në pagesë përfshihen:
-Udhëtimi vajtje – ardhje me autobus.
-Akomodimi 3 netë në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit


DETAJET E TURIT

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 01.00 dhe udhëtimi me autobus nëpërmjet  Shkupit dhe Sofjes për në Stamboll. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Stamboll rreth orës 20.00. Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike me guidë në Monumentet Kryesore të qytetit, si: Xhamia Blu, Hipodromi, Dollmabahce, njohja me Bazilikën e famshme të Shën Sofisë, shëtitje me autobus, kalimi mbi Bririn e Artë nëpërmjet Urës së Gallatës, kalim në urat e varura të Bosforit për të kaluar në Kontinentin Aziatik, vizitë në pikën turistike të Çam Lixha (pikën më të lartë të qytetit, kodra e të dashuruarve). Kthimi në Hotel. Sitemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Udhëtim në Eminoy (stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor). Lundrim me anije për dy orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë nëpërmjet Sofjes dhe Shkupit. Pushime të shkurtra gjatë rrugës. Mbrritja në Tiranë


Çmimi:

►€89 per person

►Telefon  ►Viber  ►WhatsApp  ►Instagram


Përfshihen

Sipas programit


Nuk Përfshihen

Nuk përfshihet asnjë gjë që nuk përmendet në program

Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit.


Transport

Transporti me autobus / p / Tur 3 Netë në Stamboll Çmimi €89 per person


<< Regjistrohuni për Ofertat >>