Tur 8 Ditë në Cappadocia Pamukale Izmir Stamboll

+355 4 2 420 892
  • Home
  • Tours
  • Tur 8 Ditë në Cappadocia Pamukale Izmir Stamboll

Programi

Tur 8 Ditë në Cappadocia Pamukale Izmir Stamboll


Udhëtimi me autobus 8 ditë

Datat e nisjeve: 25 Tetor, 24 Nëntor

Çmimi
►€299 për person


Në çmim përfshihet:

Udhetim me autobus komod.
Akomodimi ne hotele me 4 ose 5 yje ( mengjes )
Vizitat sipas programit
Guide ne gjuhen shqipe gjate udhetimit.


Programi:

Dita 1: Nisja nga Tirana ne oren 24:00 ne drejtim te pikes kufitare te Qafe Thanes . Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Pas kryerjes se formaliteteve kufitare nisemi ne drejtim te Bullgarise, me pas Turqise, ( Ndalesa per pushim gjate Rruges cdo 2 ore ) mberritja ne Canakkale Akomodimi ne Hotel, Mbremje e Lire.

Dita 2: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Trojes Antike e cila ndodhet rreth 30 min nga qendra e Qytetit, pergjate rruges ju do te pershendeteni nga KALI I TROJES I cili qendron si nje simbol I kalit te famshem prej druri te perdorur ne ate kohe.Vazhdimi I vizitave ne Altaret e Sakrifices,Muret e qytetit 3700 vjecar,Shtepite e Trojes se pare 2500 vite para Krishtit, Vizite ne Anfiteatrin Antik, ndertesen e Senatit, dhe Odeonin ( Sallen e Konferencave ) gërmimet aktuale në proces dhe mbetjet e ndryshme  nga Troja I deri në Troja IX. Pas vizitave nisemi drejt Izmirit, Mberritja ne izmir Mbazdite, Akomodimi ne hotel Kohe e lire per te shijuar Izmirin ne Mbremje.

 

Dita 3: Mengjesi ne hotel. Nisim turin ku do te vizitojme Sheshi Konak, Ora e Izmirit, Ashensori, Bulevardin buze detit “Lungomare”, Vazhdimi I udhetimit tone drejt Qytetit Antik te EFES, I cili daton ne shekullin e V para Krishtit, vizite ne Bibloteken CELSUS e cila u ndertua ne vitin  114 – 135 ajo eshte e dyta me e madhe pas Aleksandrise dhe perfaqeson kulmin e mendimit Arkitektonik Helenistik. Pas vizitave nisemi drejt qytetit DENIZLI I cili eshte I njohur per pishinat Termale te cilat duken si vaska prej pambuku. Akomodimi ne Hotel Mbremje e Lire

Dita 4: Mengjesi ne hotel. Nisja per te vizituar nje nga atraksionet me te njohura turistike qe eshte PAMUKKALE, e cila ndryshe njihet si parajsa e Bardhe, ajo eshte pjese ne Listen e  Trashegemise Boterore te UNESCO – s. Vizite ne Pishinen KLEOPATR, kohe e lire per te shfrytezuar ujrat termale .Rreth ores 13:00 nisemi drejt Qytetit te KAPADOKYA-s. Akomodimi ne Hotel, Mbremje e lire

Dita 5: Zgjimi heret ne Mengjes ne  oren 05:00 per  te shijojme shfaqjen e ngritjes se balonave pergjate lindjes se diellit. Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit ne hotel fillojme vizitat e Cappadocia-s, ku do te vizitojme: Muzeun e hapur Goreme dhe parkun kombetar Goreme, qe jane cilesuar zemra e qytetit. Me pas vizita vazhdon ne muzeun e hapur Zelve dhe ne eksperiencen unike te qytetit nentoksore Kaymakli. Turi vazhdon duke vizituar luginat Devrent dhe Zemi, per te perfunduar turin ne Keshjellen Urchisar. Akomodimi ne hotel ne Cappadocia.

Dita 6: Sipas deshires mundesi per te provuar ekperiencen e fluturimit me balone (Kosto 80 euro/personi). Mengjesi ne hotel.. Pas mengjesit nisemi drejt Stambollit. Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Akomodimi ne Hotel ne Stamboll. Shetitje e lire Stambolli naten.

Dita 7: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisim turin e vizitave Hipodromi, Xhamia Blu , Kisha e Shen Sofise me madheshtoria ne boten Ortodokse, cisterna e vjeter e Kostandinopojes, Sarajet e Sulltanit, shetitje me anije ne Bosfor, Kohe e lire ne Grand Baazar .ne Mbremje sipas deshires  TURKISH SHOW ne nje nga HARREMET E QYTETIT. Akomodimi ne hotel Mbremje e lire.

Dita 8: Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit  nisja drejt Tiranes .Ndalesa te shkurtra gjate rruges. Mberritja ne Tirane ne mbremje.


Çmimi
►€299 për person

►Telefon  ►Viber  ►WhatsApp  ►Instagram


Përfshihen

Sipas programit


Nuk Përfshihen

Ne cmim nuk perfshihet:
Shetitja me anije
Pagesat per hyrje ne muzeume
Siguracioni i shendetit ne udhetim

Kujdes:
Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë te vlefshme për 6 muaj pas datës së kthimit

#SHENIM

► Akomodimi ne dhome Teke (single) ka pagese extra ne varesi te hoteleve ku qendrohet.

► Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.

► Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 7 dite para nisjes.

► Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.


Transport

Tur 8 Ditë në Cappadocia Pamukale Izmir Stamboll, udhetimi me autobus, (m) Çmimi €299 per person

<< Regjistrohuni për Ofertat >>