Tur ne Sarande dhe Ksamil 5 Dite

+355 4 2 420 892
  • Home
  • Tours
  • Tur ne Sarande dhe Ksamil 5 Dite

Programi

Tur në Sarandë dhe Ksamil 5 Ditë


Vizitohen: Sarandë, Ksamil, Krorez, Porto Palermo, Gjirokastër.

Në program përfshihen:

► Akomodim ne hotel 3* (afer qendres se Sarandes)
► Transporti dhe vizat sipas programit me bus/minibus
► Mengjesi dhe Darka sipas zgjedhjes suaj
► Shoqeruesi gjate gjithe udhetimit

Datat e nisjeve dhe çmimet:

► 21-25 , 28 Qershor - 2 Korrik , €129 Hotel Vola 3* , €129 Hotel Sunrays 3* , €149 Hotel Mediterrane 4*
► 5-9, 12-16 Korrik , €139 Hotel Vola 3* , €139 Hotel Sunrays 3* , €169 Hotel Mediterrane 4*
► 19-23, 26-30 Korrik , 2-6, 9-13- 16-20 Gusht , €149 Hotel Vola 3* , €149 Hotel Sunrays 3* , €179 Hotel Mediterrane 4*
► 23-27 Gusht €139 Hotel Vola 3* , €139 Hotel Sunrays 3* , €169 Hotel Mediterrane 4*

► Bëni kërkesë për ofertë


Kontaktoni agjensinë ose dërgoni mesazh me..

►Telefon  ►Viber  ►WhatsApp  ►Instagram


PROGRAMI:

Dita 1 : Tirane – Gjirokaster – Sarande .

► Nisja nga Tirana oren 06:00 .
► Nisja nga Durresi ne oren 06:30 .
► Nisja nga Elbasani ne oren 05:20 .

Vazhdimi i udhetimit drejt qytetit te Sarandes , ndalesa e pare ne zonen e Pocemit . Me pas do te bejme ndales per vizite  ne qytetin  antik te Gjirokastres .Pas kesaj vizite i drejtohemi qytetit te Sarande .Akomodimi ne hotel  .  Shfrytezimi i pishines ose Plazheve afer hotelit .Pasdite e lire , Darka ne hotel .Pas darkes shetitje ne bulevardin  buze detit te qytetit te Sarandes .

Dita  2  : Lundrim me Skaf , Krorez – Kakome – Gremina – Plazhi Ushtarit – Gjiri Rrojdhes .

Mengjesi ne hotel . Pas mengjesit shkojm ne portin kryesor te qytetit te Sarandes dhe fillojm lundrimin me skaf . Gjate ketij lundrimi fantastik do te ndalojm ne plazhin e Krorezes  , Kakomes , Plazhin e Ushtarit  dhe Gjirin e Rrojdhes . Kthimi perseri ne port rreth ores 16:00  .( Lundrimi me skaf  ka nje kosto extra prej 2500 Lekesh.Pjesmarrja minimale per tu realizuar eshte 8 persona . Personat qe nuk duan te jene pjesmarres mund te qendrojn per plazh ne Sarande ) .  Konsumimi i darkes ne hotel .

Dita  3  : Plazh Ksamil – Vizite ne Butrint .

Pas mengjesit ne hotel i drejtohemi plazhit te Ksamilit, ku kemi perzgjedhur plazhin 3 Ishujt, nje nder plazhet me te bukur dhe me ujin me te paster te Ksamilit. Qendrimi ne plazh deri ne oren 17:30 . Gjate kesaj dite  ne konsultim me guiden cdokush qe ka deshire te vizitoje Butrintin do te dakortesohen per te vizituar qytetin antik te Butrintit. Pas plazhi kthehemi ne hotel.

Dita  4  : Plazh ne Sarande .

Pas mengjesit ne hotel se bashku me shoqeruesin tone do te nisemi per ne plazhin La Cueva Beach (150 m nga hoteli). Ky plazh ofron bar,restorant,beach-bar gjithashtu here pas here organizohen party gjate dites.

Qendrimi ne plazh deri ne oren 17:30. Pas darkes , vizite ne Kalane e Lekursit per nje panorame fantastike plote drita te qytetit te  Sarandes .

Dita 5 : Sarande –  Tirane .

Mengjesi ne hotel . Qendrim per plazh ne Sarande deri ne mesdite . Me pas startojm udhetimin per ne kthim . Mberritje ne Tirane , Durres & Elbasan  ne darke .

Fundi i sherbimit tone .

Informacione mbi akomodimin : 

Duhet te keni me vete :
Veshje Sportive ,Kepuce per Hiking ose Atlete, Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese, rroba banjo, Krem dielli, Kapele, Syze Dielli, fruta te thata, cokollata.

► Bëni kërkesë për ofertë


Përfshihen

Sipas ofertes ne program


Nuk Përfshihen

Ne Cmim nuk perfshihen:

  • Drekat, 
  • Lundrim me skaf 2500 leke/personi
  • Cdo gje qe nuk permendet eksluzivisht ne rubriken te pershira.

POLITIKAT E FEMIJEVE
• 0-2.99 VJEC JANË FALAS
• 3-7.99 VJEC, NËSE AKOMODOHET NË DHOMË ME 2 TË RRITUR, PËRFITON 50 % ZBRITJE
• MBI 8 VJEC PAGUAJNE SI TE RRITUR

SHENIM
► AKOMODIMI NE DHOME TEKE (SINGLE) KA PAGESE EXTRA NE VARESI TE HOTELEVE KU QENDROHET.
► PËR REALIZIMIN E KETIJ UDHËTIMI NUMRI MINIMAL I PJESËMARRËSVE ËSHTË 20 (NJËZET)
► NË RAST ANULLIMI TË UDHËTIMIT KLIENTI NJOFTOHET 3 DITË PARA.
► NESE KREVATI NUK DO TE JETE DOPJO , DO TE JENE DY KREVAT TEKE TE BASHKUAR.
► PER REZERVIM NEVOJITET 50% E PAGESES PARAPAGIM DHE PJESA TJETER 5 DITE PARA NISJES .
► PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME

► Bëni kërkesë për ofertë


Transport

Transporti me autobus/minibus / z / Nisje Qershor, Korrik, Gusht,