Tur ne Vermosh Tamare Lepushe

+355 4 2 420 892

Programi

TUR NË VERMOSH – TAMARË – LËPUSHË 2 DITË


LËPUSHË, VERMOSH, TAMARË, LEQET E HOTIT, SHKODËR

Datat e Nisjes për verën 2020:

  • ► 4 , 11 , 15 , 18 , 22 , 25 Korrik
  • ► 1 , 5 , 8 , 12 , 15 , 19 , 22 , 26 , 29 Gusht
  • ► 5 , 9 , 12 ,19 , 26 Shtator

Çmimi:

►5900 Lekë (Mëngjes + Darkë)

►6500 Lekë (Mëngjes + Drekë + Darkë)

KËRKO OFERTË


PROGRAMI:

 Nisja nga Tirana ne oren 06:00
 Nisja nga Durresi ne oren 05:15
 Nisja nga Elbasani ne oren 05:15

Gjatë rrugëtimit tonë do të kemi një ndalesë të shkurtër për kafe dhe për të konsumuar mëngjesin rreth 30 minuta përpara se të mbërrijmë në Ballkonin panoramik përbri Leqeve të Hotit. Aty do të qëndrojmë për të shijuar pamje magjepsëse që na ofron lugina e lumit Cem.

Më pas vazhdojmë përmes Leqeve të Hotit për të mbërritur në Lëpushë. Lëpusha e vendosur në krahinën e Kelmendit është përcaktuar si perla e Alpeve Shqiptare me një reliev që shpesh herë krahasohet me Alpet Zvicerane. Në këtë fshat tejet të bukur do kemi mundësinë të konsumojmë drekën me gatime tradicionale dhe gjithashtu të zbulojmë, duke ecur përmes tij, ujëvarën dhe bukuritë që ofrojnë këto anë të alpeve tona.

Pasdite do të vizitojmë Vermoshin një tjetër fshat të bukur në krahinën e Kelmendit, i pozicionuar mes luginës që përshkohet nga lumi me të njëjtin emër.

Kthimi në bujtinë dhe vjen koha e darkës, ku do të shijojmë ushqimin në tavolinat e shtruara me gatimet tradicionale të zonës. Pas darke lojëra, zjarr dhe animacione.

►Dita e dytë:

Konsumimi i mëngjesit në bujtinë mes ajrit të pastër dhe gjelbërimit përreth, duke shijuar natyren e papërshkrueshme të alpeve.

Më pas bëhemi gati për të vizituar ujëvarën e Selcës, përvec transportit me automjetin e agjencisë do te kemi dhe ecje përgjatë shtegut për rreth një orë një drejtim, pasi të mbërrijmë në këmbët e ujëvarës do të kemi mundësi të shijojmë pamjen dhe të pushojmë midis natyrës alpine. Pas kësaj eksperience do të vizitojmë Tamarën, një tjetër fshat të bukur alpin, që është gjithashtu edhe qendra administrative e krahinës i vendosur buzë lumit alpin të Cemit. Kohë e lirë për të konsumuar drekën, gjithashtu personat që dëshirojnë mund të shfrytëzojnë vaskat e lumit për tu larë gjatë kohës së qëndrimit në Tamarë.

Në rrugën e kthimit do të kemi dhe një ndalesë në pedonalen e Shkodrës. Mbërritja në Tiranë, Durrës dhe Elbasan në mbrëmje.

Fundi i shërbimit tonë!


KËRKO OFERTË

►Tel  ►Viber  ►WhatsApp  ►Instagram


Vemendje:

►Sugjerohet te keni me vete :

Cante shpine, Shishe uji 1 Liter, rroba pambuku per nderrese ,fruta te thata, aparat fotografike , cokollata , veshje sportive per ecje dhe shume energji .

►Info mbi destinacionin :

Fshati Lepushë ndodhet 21 km larg Tamares dhe 10 km më në juglindje të fshatit Vermosh.Ky fshat gjendet 1200 m mbi nivelin e detit dhe vlerёsohet si kryevepra e natyrёs sё Kelmendit. Ai shtrihet nё njё luginё tё butё tё veshur me gjelbërim, ku pranё saj ngrihen Bjeshkёt e Namuna, vendi ku lindёn legjendat dhe Eposi i Kreshnikёve etj..

►Sugjerim :

NESE NGELENI TE KENAQUR NGA SHERBIMI I SHOFERIT APO I GUIDES NE BAZE TE MUNDSIVE TUAJA MUND TE VENDOSNI NJE SHUME MINIMALE SI BAKSHISH PER VLERSIMIN E STAFIT TONE .


Përfshihen

Ne cmim perfshihet: 

  • Transporti sipas programit
  • Akomodimi 1 natë në hotel
  • 1 Drekë
  • 1 Darkë
  • 1 Mëngjes
  • Guida shoqëruese

Nuk Përfshihen

Ne cmim nuk perfshihet: 
Gjithshka qe nuk eshte permendur ne program. 
Dreka e dites se dyte €10/personi
Siguracioni i shendetit ne udhetim

KËRKO OFERTË


Transport

Transporti me autobus komod / Z /  Nisje nga 6 Qershor deri 26 Shtator €60/personi


<< Regjistrohuni për Ofertat >>